Mashtrimi me Call Center/ Zbardhen emrat e të arrestuarve
Zbulohen emrat e 6 personave të arrestuar në kuadër të operacionit kundër mashtrimit me Call Centera. Të arrestuar janëRemir Gjoligaj,Endri Gjata,David Qerimi,Elis Merkaj,Rentjan Peposhi,Odeas Kuqi Ndërsa për 2 të tjerë, me inicialet K.K. dhe H.XH., janë ekzekutuar urdhërndalimi ndërsa GJKKO do të vlerësojë masën e arrestit si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Në kërkim janë tre vëllezërit Prekaj: Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme. Hetimi nisi më 9 janar 2026, pas denoncimeve dhe materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”. Sipas SPAK, një Call Center që...
Burimi:
sot.com.al