Masakër në lumin Shkumbin, Ura e Mirakës rrezikon shembjen

Masakër në lumin Shkumbin, Ura e Mirakës rrezikon shembjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka denoncuar një masakër në lumin Shkumbin, që rrezikon, sipas tij, edhe shembjen e urës së Mirakës. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Himçi shprehet se një firmë që po ndërton rrugët ka marrë inertet nga lumi Shkumbin duke nxjerrë këmbët e urës dhe duke e lënë atë në prag të shembjes. Deputeti thotë se institucionet heshtin ndërsa lumi Shkumbin humbet çdo ditë ekosistemin e tij. Ndër të tjera, ai shprehet se shembja e kësaj ure shkëput të gjithë banorët e Njësisë Administrative Polis nga pjesa tjetër e zonës. “Ura e Mirakës në rrezik! Firma që po ndërton rrugët ka marrë inertet nga lumi Shkumbin duke nxjerrë këmbët e urës dhe duke e lënë atë në prag të...