“Marshimi ka masivitet të madh, nuk mund t’i hedhësh hi sy njerëzve”/ Gazetari: Revolta i ka delegjitimuar
Gazetari Klevin Muka, i ftuar ne nje studio televizive i është kundërpërgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke thënë se ai që bën thirrje të mos goditet policia para shumë vitesh e ka bërë vetë këtë gjë, duke nënkuptuar demonstratën e 21 janarit 2011. Ai tha se eksponentët e qeverisë po përpiqen të gënjejnë publikun duke manipuluar pamjet për pjesëmarrjen masive në protestë. “Personat që bëjnë thirrje se po ngrihet dora ndaj policisë, para 13 vitesh kërcënin mbi efektivët dhe mimikat e tyre janë bërë meme dhe kanë mbetur edhe sot. Nuk mund të flasësh për legjitimitet moral kur para 13 vitesh ke bërë të njëjtën gjë. Është ulur besueshmëria dhe janë delegjitimuar. Kanë nisur përpjekjet për të manipuluar opinionin publik,...
Burimi:
sot.com.al