Marshimi i opozitës shoqërohet me molotovë dhe gaz lotsjellës

Marshimi i opozitës shoqërohet me molotovë dhe gaz lotsjellës

Protesta e opozitës këtë 28 shkurt ka qenë e konceptuar pa fjalime, por si një marshim në disa nga institucionet kryesore në vend. Përgjatë rrugëtimit protestuesit kanë hedhur molotovë në koshat e mbeturinave, ndërkohë që policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. Situata u tensionua pasi një pjesë e protestuesve tentuan të çajnë kordonin e policisë, që ishte vendosur pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Si përgjigje, efektivët përdorën ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj, me qëllim zmbrapsjen e protestuesve. I lënduar nga spraj mbeti edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ndërsa si pasojë e gazit lotsjellës një protestues shfaqi probleme shëndetësore, duke humbur edhe ndjenjat. Përplasje janë shënuar mes policisë dhe qytetarëve, ndërkohë që duket se ndalesa e radhës do të...