Marrëveshja për emigrantët, Gjykata e Apelit në Romë ngre dyshimet për legjitimitetin: Bie ndesh me normat për azilin
Gjykata e Apelit në Romë ka ngritur dyshimet për legjitimitetin e të gjithë protokollit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Pikëpytejet mbi ligjshmërinë kanë ardhur pas ndalimit të tre shtetasve marokenë që janë dërguar në kampin e Gjadrit. Në tre vendime të lëshuara javët e fundit në procedurat për të vërtetuar ndalimin e tre qytetarëve marokenë kundër të cilëve ishte lëshuar tashmë një urdhër dëbimi, gjyqtarët në Romë thonë se kërkesa për të vërtetuar ndalimin e tyre nuk mund të ishte lëshuar duke pasur parasysh se kjo Gjykatë Apeli dyshonte në legjitimitetin e dispozitave të Protokollit Itali-Shqipëri dhe ligjit të ratifikimit. Ndërkohë Gjykata e Apelit të Romës është në pritje të një vendimi të ri nga Gjykata Europiane e Drejtësisë më 23 mars....
Burimi:
sot.com.al