Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës

Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’ të Ramës

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, kur një fuoristradë e zezë “Range Rover Defender” me xhama të errët i preu rrugën dhe u ndal pranë tij. Nga fuoristrada zbriti një burrë i veshur me uniformë blu me mbishkrimin “BKH” dhe i thirri në emër. “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne,” i tha ai duke hapur derën e pasme të makinës. I bindur se po thirrej nga organet e drejtësisë, Meçe nuk bëri rezistencë. Por iluzioni...