Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur
Ishte malli për gjyshërit që jetonin në Berat, që e ktheu 18-vjeçaren Vikena Greku në atdhe, por e reja humbi jetën në aksidentin tragjik të Ura e Dajlanit. Familja Greku do ta përcjellë të renë sot për në banesën e fundit dhe do të prehet në atdhe, ndonëse prej vitesh kishin emigruar. 18-vjeçarja jetonte me dy prindërit dhe vëllanë e vogël në Gjermani dhe ishte kthyer për të takuar dy gjyshërit. Pas ikjes së prindërve në Gjermani vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël kishin ndenjur me gjyqshërit në fshatin Dyshnik në Berat, ku edhe kishin vazhduar shkollën 9-vjeçare, derisa prindërit kishin mundur të bëjnë letrat e fëmijëve, për t’i marrë me vete në Gjermani. Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në...
Burimi:
argjiroja.net