Makutëri deri në palcë/ Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum
Në vitin 2020, njëra nga kompanitë e biznesmenit Besnik Sulaj, që shfrytëzonte ARMO-n dorëzoi një ankesë në Autoritetin e Konkurrencës kundër kompanisë Bankers Petroleum. Biznesmeni Sulaj ankohej se Bankers, nga pozita e monopolit, po diskriminonte kompaninë e tij duke mos i shitur naftë, ndërkohë që Rafinerisë së Cërrikut dhe asaj të Fierit i shiste.Shqyrtimi i çështjes mori kohë të gjatë. Fillimisht Konkurrenca nxorri një vendim që detyronte Bankersin të zbatonte kushte të barabarta tregtimi ndaj ndërmarrjeve me të cilat hynte në marrëdhënie kontraktore. Por Bankers nuk e zbatoi vendimin.Në vitin 2021, Komisioni i Konkurrencës mori sërish vendim ta detyronte Bankersin që të zbatonte vendimin e mëparshëm duke e parlajmëruar kompaninë madje se moszbatimi i vendimeve të Konkurrencës dënohet me gjobë deri në 10 për qind...
Burimi:
sot.com.al