Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Lezhë-Shkodër, shpëtojnë mrekullisht drejtuesit
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, në kryqëzimin e Balldren. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al