Makina përplaset me kamionin në Rrugën e Kombit, plagosen 4 qytetarë nga Kosova
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut. Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër qytetarë nga Kosova. Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
sot.com.al