Makina përplaset me bordurën pranë rreth-rrotullimit të Grabjanit në Lushnjë (DETAJE)

Makina përplaset me bordurën pranë rreth-rrotullimit të Grabjanit në Lushnjë (DETAJE)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë rreth rrotullimit në Grabjan të Lushnjës. Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse. Dyshohet që për shkak të shpejtësisë dhe mjegullës, shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit. Fatmirësisht, nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë.