Makina përfundoi në lumin Mat, polumbarët e RENEAS vijojnë kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit

Makina përfundoi në lumin Mat, polumbarët e RENEAS vijojnë kërkimet për gjetjen e 30 vjeçarit

Jurgen Karaj, 30 vjeçari që ishte pasagjer në makinën që ra në përroin e fshatit Dars në Klos, vijon të jetë i zhdukur. Prej dy ditësh, polumbarët e forcave speciale RENEA vazhdojnë kërkimet, por nuk kanë mundur ta gjejnë të riun. Jurgen Karaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat, dhe deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit. Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të cilët...