Makina aksidenton për vdekje këmbësorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, pranë fshatit Rrapëz, ku një mjet taksi ka përplasur një person që po tentonte të kalonte autostradën. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje. Policia e qarkullimit ndodhet në terren, duke disiplinuar trafikun dhe kryer veprimet procedurale. Ambulanca po pret për përfundimin e procedurave për të transportuar trupin e pajetë në morg. Viktima, një mashkull, ende nuk është identifikuar.
Burimi:
argjiroja.net