Magazina si “shtëpi bari”, lirohet drejtori i burgut
Nuk ka zgjatur më shumë se disa orë ndalimi i drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, në pronat e të cilit u zbulua një magazinë bari me rreth 4 mijë rrënjë kanabis. Hasa u shpall në kërkim dhe u paraqit vetë pas disa orësh në komisariat, ndërsa vetë policia ka njoftuar 24 orë më pas se e la të lartë zyrtarin pasi nuk gjeti asnjë lidhje apo implikim të tij me laboratorin e drogës. Sipas uniformave blu nga veprimet hetimore e deritanishme, të kryera nën drejtimin e prokurorëve rezultoi se ambientet ku u konstatua plot 1105 vazo me bimë e fidanë të dyshuar kanabis, janë në pronësi dhe në administrim të vëllait të Bilal Hasës, Romario Hasa. Edhe gjatë marrjes në pyetje drejtori i...
Burimi:
argjiroja.net