Magazina me kanabis/ Drejtori i burgut: E përdorte im vëlla

Magazina me kanabis/ Drejtori i burgut: E përdorte im vëlla

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, i cili u arrestua dje pasi u zbulua një magazinë me kanabis ku u gjetën 1105 bimë kanabis, që thuhej se ishte në emër të tij. Por pas dëshmisë së dhënë në polici dhe hetimeve, Bilal Hasa është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që në kërkim është shpallur vëllai i tij Romario Hasa. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar të tjera detaje nga dëshmia e zyrtarit, ku ai pohonte se ambienti në fjalë përdorej nga vëllai i tij. “Magazinat i administronte vëllai im Romario”, mësohet të jetë shprehur Hasa, variant që e konfirmoi dhe babai i tij, i cili tha se kontratën e përdorimit e kishte djali tjetër. Po ashtu Hasa paraqiti këtë kontratë që...