‘Maduro u arrestua sipas ligjit amerikan’, Koçi: Opozita të mos ekzaltohet shumë, se ka në krye një “non grata”

‘Maduro u arrestua sipas ligjit amerikan’, Koçi: Opozita të mos ekzaltohet shumë, se ka në krye një “non grata”

Ish-deputeti socialist, Petro Koçi, tha se operacioni amerikan në Venezuelë për arrestimin e Nicolas Maduro, ishte fantastik dhe kirurgjikal. Por ai shtoi se Venezuela nuk mund të krahasohet me Shqipërinë, teksa këshilloi opozitën që t ëmos ekzaltohej, pasi po t’i referohej Maduros, Amerika ka shpallur “non grata” liderin e opozitës në vendin tonë dhe reagimin e PD-së e konsideroi të pavend dhe qesharak. “Definicioni që dha Denisi (Deliu) ishte kirurgjikal, i saktë. Ishte operacion fantastik, sidomos te mpirja e sistemit venezuelian ushtarak. Sistemet teknologjike dhe elektronike janë asgjësuar. Dhe jo vetëm kaq, pasi shërbimi sekret venezualian ka qenë zero, por ka pasur edhe sfidim të shërbimeve aleate të Venezuelës, si Rusia, Kina apo Irani”, tha ish-deputeti socialist për “News 24”. Më tej ai tha se...