“Maduro dhe bashkëshortja janë nxjerrë jashtë vendit”, presidenti Trump flet pas sulmit në Venezuelë…

“Maduro dhe bashkëshortja janë nxjerrë jashtë vendit”, presidenti Trump flet pas sulmit në Venezuelë…

Presidenti Donald Trump ka reaguar për herë të parë në rrjetin social Truth për sulmet ushtarake në Venezuelë. Fillimisht ai konfirmon pretendimet e mediave të huaja se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë autore të sulmit, si dhe bën me dije se diktatori Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat amerikane, dhe janë nxjerrë jashtë vendit. Postimi i plotë i Donald Trump: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën...