Lufta në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet drejt Izraelit dhe Dubait
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve me destinacion Tel Avivin dhe Dubain, për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së disa hapësirave ajrore në rajon. Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet e aeroportit bëjnë të ditur se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, në varësi të zhvillimeve të situatës. TIA u ka bërë thirrje pasagjerëve që të kontaktojnë drejtpërdrejt me kompanitë ajrore përkatëse për informacione të përditësuara lidhur me rezervimet, rimbursimet apo alternativat e udhëtimit. Autoritetet theksojnë se çdo ndryshim i mëtejshëm do të komunikohet në kohë reale përmes kanaleve zyrtare.
Burimi:
sot.com.al