Lufta në Iran/ Tritan Shehu propozon: Trump të marrë çmimin ‘Nobel për Paqen’

Lufta në Iran/ Tritan Shehu propozon: Trump të marrë çmimin ‘Nobel për Paqen’

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, gjatë një prononcimi u shpreh se presidentit amerikan, Donald J. Trump duhet t’i jepet çmimi Nobel për paqen, pavarësisht se sapo ka nisur një luftë të re në Iran. Biseda Tritan Shehu: Trumpit t’i jepet çmimi Nobel për Paqen, ka mbyllur disa luftra. Shkatëroi një sistem diktatorial në Venezuelë. Ai regjim u dekapitua, hyri në një proces ndryshimi. Vendosi paqen në Gaza, ku askush tjetër nuk e ndaloi luftën. Po bën përpjekjet për të ndaluar luftën në Ukrainë. Presidenti Trump në dy mandatet e tij, ka qenë presidenti i paqes. Egon Loli: O zoti Shehu t’ju pyes a jeni ju deputet dhe përfaqësues i parlamentit të Shqipërisë, apo të Izraelit, se nuk po ju kuptoj? Tritan Shehu: Unë jam deputet i parlamentit të...