Lufta në Iran, Rama: Jemi me Izraelin dhe vendet vëllazërore arabe që kërkojnë paqe
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një deklaratë në platformën X, pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, duke kërkuar që Garda Revolucionare Islamike e Iran të shpallet zyrtarisht organizatë terroriste. Rama thekson se është “koha për të prerë litarin dhe për të shkuar drejt e në thelb”, duke argumentuar se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike duhet të trajtohen si organizatë terroriste jo vetëm përmes sanksioneve ndaj regjimit të Teheranit, por edhe përmes listimit formal në të njëjtin nivel me organizatat e tjera terroriste, ashtu siç kanë vepruar tashmë SHBA dhe Kanadaja. Sipas tij, qëndrimi i Shqipërisë nuk lidhet vetëm me mbështetjen ndaj Izraelit dhe vendeve arabe që kërkojnë paqe, apo me faktin se mbështet SHBA në mbështetjen ushtarake ndaj Izraelit nën udhëheqjen e...
Burimi:
opinion.al