“Lufta mund të vijë deri në Ballkan”, Zhulali: NATO e konsideron rajonin një vatër të nxehtë

“Lufta mund të vijë deri në Ballkan”, Zhulali: NATO e konsideron rajonin një vatër të nxehtë

Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, paralajmëroi për rreziqet e sigurisë në rajon, duke theksuar se Ballkani konsiderohet një nga zonat problematike në strategjinë e fundit të NATO-s. E ftuar në nje emision televiziv, Zhulali deklaroi se presioni nga Bashkimi Europian apo NATO ndaj vendeve anëtare mund të vijë në rast se ka sinjale për ndikim të aktorëve të huaj që cenojnë interesat e këtyre organizatave. “Ajo që di është se nëse ka një presion që mund të ushtrohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian apo NATO, përfshirë edhe Amerikën, kjo ndodh kur ka sinjale ose të dhëna konkrete që në Shqipëri kanë penetruar apo po penetrojnë aktorë malinj”, u shpreh Zhulali. Sipas saj, shqetësimi është edhe më i madh...