Luajti vetëm 8 minuta kundër Polonisë, Muçi largohet nga grumbullimi i Kombëtares
Ernest Muçi është larguar nga grumbullimi i Kombëtares, teksa lojtarët nën urdhërat e trajnerit Sylvinho po kryejnë seancat përgatitore në Valencia të Spanjës për miqësoren me Ukrainën. Arsyeja e largimit të Muçit ka të bëjë me një dëmtim të 25-vjeçarit. Njoftimi ka ardhur nga vetë FSHF-ja. Muçi nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen kundër Ukrainës, e cila do të luhet të martën. Në duelin ndaj Polonisë në Varshavë, ish-sulmuesi i Tiranës ishte në fushë vetëm për 8 minutat e fundit.
Burimi:
argjiroja.net