Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin
Kur Edi Rama prezantoi qeverinë e re në 11 shtator 2025, një nga momentet që u bë viral në rrjet ishte reagimi i Besfort Lamallarit, sapo kryeministri e caktoi Ministër të Drejtësisë. Në atë moment ai liroi kravatën nga sikleti apo lajmi i papritur që dëgjoi prej Ramës. Disa muaj më vonë, Lamallari ka dhënë një shpjegim për këtë reagim të tij. “Në fakt e kam ndjekur, është bërë shumë viral si moment. Por ju siguroj se ka qenë shumë origjinale, shumë autentike sepse ndonëse duket gjest i rallë ndoshta në momente të tilla, unë besoj se çdokush që më njeh e di se unë çdo detyrë që më është dhënë e vlerësoj si përgjegjësi shumë të madhe. Ne jemi këtu falë besimit të dhënë...