“Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve

“Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimeve

Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Gazeta ndalet tek projekti i investimit në Zvërnec, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi që Edi Rama të mos e dinte se çfarë po ndodh, pasi ai kontrollon gjithçka në vend deri në detajet më të vogla. Gazeta thekson se ky fakt del hapur në librin ‘Albanian Files’ që është botuar në Zyrih të Zvicrës. Madje gazeta shkruan se vetë Edi Rama drejton personalisht bumin e ndërtimeve, që realizohen edhe me paratë e mafies së drogës. “Në fakt, Rama e drejton personalisht bumin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme në vend. Kryeministri është i diplomuar për pikturë dhe së fundmi ka ekspozuar edhe në...