“Librazhd-Prrenjas”, kreu i ARRSH: Do ndërtohet rrugë alternative dhe do devijohet rrjedha e lumit
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, përmes një konference për mediat tha se shkaqet kryesore të dëmtimit të urës te “Arrat e Gurrës” kanë qenë reshjet intensive të shiut, si dhe erozioni lumor dhe saturimi i tokës. Kozeli tha se është marrë vendim për të ndërtuar një rrugë alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata me rrëshqitjet. Po ashtu drejtuesi i ARRSH komunikoi vendimet për të prishur urën e dëmtuar si dhe devijimin e rrjedhës së lumit, që aktualisht godet trupën e hekurudhës. “Nga analiza e kryer rezulton se shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor, si dhe saturimi masiv i tokës, gjë që ka çuar në...
Burimi:
ntv.al