“Librazhd -Pogradec plotësisht e bllokuar”/ Prefektura Korçë del me njoftim zyrtar
Prefektura e Qarku Korçë ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë. Vendimi vjen në vijim të informacionit të bërë publik nga ARRSH, Drejtoria Qendër-Lindje dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë, për shkak të situatës së krijuar në këtë segment. Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat kyçe: Kryqëzimi i Qafë Thanës, Kryqëzimi i Qafë Plloçës dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve për devijimin e qarkullimit. Autoritetet bëjnë me dije se do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë. Strukturat e Policisë ndodhen në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve. Njoftimi Në vijim të njoftimit të bërë nga...
Burimi:
sot.com.al