Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Lezhë/ I biri gjendet i vdekur brenda biznesit , nëna i jep fund jetës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor). Raportohet se 42 vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë, e ëma, 72 vjeçarja me iniciale P. M., pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë. Njoftimi: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë,...