Lëvizte me pistoletë pa leje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, procedohet një tjetër
Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje, si dhe si rezultat i sigurimit dhe administrimit të shpejtë të informacionit, se një shtetas lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje. Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijojnë hetime për...
Burimi:
sot.com.al