Lëvizte me pistoletë në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, prangosen 5 shokët për ‘moskallëzim krimi’
Një situatë që mund të kishte përfunduar keq është shmangur në Lushnjë, ku Policia zbuloi një armë zjarri në një lokal të mbushur me të rinj. Në kërkim është shpallur një 21-vjeçar, ndërsa 5 shokët e tij përfunduan në pranga sepse nuk treguan të vërtetën. Sipas burimeve policore, gjithçka nisi nga informacione operative se një i ri po lëvizte i armatosur në qytet dhe ishte ulur në një bar-kafe në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Policia ndërhyri menjëherë, duke rrethuar ambientin. Gjatë kontrollit në tavolinën ku ndodheshin disa të rinj, efektivët gjetën një pistoletë me municion luftarak të fshehur në xhepin e një xhupi të hedhur mbi karrige. Në momentin e ndërhyrjes, policia zbuloi se personi që dyshohet si pronar i armës nuk ndodhej më aty. Hetimet...
Burimi:
sot.com.al