‘Lëvizje për një PD fituese’/ Ervin Salianji, njofton mbajtjen nesër të një takimi me demokratët në Tiranë
Ish-deputeti Ervin Salianji do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me demokratët tek Akademia e Arteve në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe një video nga takimet e mëparshme me demokratët, Salianji ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e tubimit nesër në orën 18:00. Me moton ‘Lëvizje për një PD Fituese’, Salianji po mbledh gjithmonë e më shumë demokratë, të cilët janë të pakënaqur nga udhëheqja e kësaj force politike nga Sali Berisha. Edhe në takimet e zhvilluara më parë në qytete të ndryshme, Salianji ka arritur të mbledhë një numër të konsiderueshëm demokratësh, duke i mbushur sallat më shumë se vetë kryedemokrati Sali Berisha. Kujtojmë se Salianji ishte pretendent për të garuar në...
Burimi:
sot.com.al