Lëvizje në Policinë e Shtetit
Më firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, janë kryer ndryshime në disa komisariate në vend. Luan Sinanaj, nga shef i Komisariatit të Krujës, është emëruar shef i Komisariatit të Pogradecit. Ndërkaq, Shef i ri i Komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu. Më parë, Ndreu mbante postin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Bulqizës.
Burimi:
argjiroja.net