Largimi i Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, aplikantët afat deri në…

Largimi i Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, aplikantët afat deri në…

Pas largimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme ka hapur garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë. Njoftimi i plotë Në mbështetje të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Punëve të Brendshme shpall thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. APLIKANTI DUHET TË PLOTËSOJË KËTO KRITERE Kritere të përgjithshme: a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues; b) të ketë shtetësi shqiptare; c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; ç) të mos...