Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Ka ardhur reagimi i Adriatik Lapajt ndaj përplasjes me aktorin e njohur Viktor Zhusti, lidhur me publikimin e fotos së tyre në rrjetin social nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Lapaj, mohon pretendimet e Zhustit dhe thotë se aktori kishte dhënë vetë miratimin për publikimin e fotos. “Meqë jeni shqetësuar kaq shumë, foton e heq unë, por ndërgjegjja juaj e di që e vërteta është ndryshe”, shkruan Lapaj, duke shtuar se reagimi i aktorit lidhet më shumë me frikën nga reagimet sesa me veprimet e tij. Replika e Adriatik Lapaj: I nderuar artist, në asnjë rrethanë nuk do të bëja replikë me ju, por ndihem më shumë se i habitur me atë që keni shkruar, të cilën ju e dini mirë se është e pavërtetë....