Landfilli i Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug

Landfilli i Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug

Në landfillin e Bajkajt po merr formë një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e integruar të mbetjeve në jug të vendit. Bëhet fjalë për një projekt që do të ofrojë sisteme modern të trajtimit të mbetjeve duke përfshirë riciklimin dhe kompostimin. Projekti do të sigurojë zgjidhjen afatgjatë për trajtimin e mbetjeve për 12 bashki të qarkut Gjirokastër dhe zonës Vlora-Jug, duke garantuar kapacitete përballuese deri në vitin 2040. “Ky është një investim strategjik për jugun e Shqipërisë. Me këtë projekt, ne jo vetëm rrisim kapacitetet e trajtimit të mbetjeve, por garantojmë standarde europiane, ulje të riskut mjedisor dhe një përgjigje të qëndrueshme ndaj rritjes sezonale të mbetjeve, veçanërisht nga flukset turistike. Si fillim ne duhet të sistemojmë landfillin e Bajkaj që ta kemi...