“Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur në nivelin e një mafia ndërkombëtare”/ Thirrja: Koka është qeveria

“Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur në nivelin e një mafia ndërkombëtare”/ Thirrja: Koka është qeveria

Një tjetër fjalim i fuqishëm ka jehuar në ditën e 37-të të protestës qytetare përpara Kryeministrisë. Një grua pjesëmarrëse në tubim ka marrë fjalën përpara masës së qytetarëve, duke zbërthyer natyrën e pushtetit aktual dhe duke dhënë një mesazh jetik për të ardhmen e kësaj revolte: ruajtjen e paqes dhe shmangien e dhunës me çdo kusht. Sipas saj, vendi nuk ndodhet thjesht në një tranzicion të gjatë, por i është nënnënshtruar një sistemi të rrezikshëm që ajo e cilësoi si “diktaturë oligarkike” me përmasa ndërkombëtare. Fokusin kryesor, protestuesja e vuri te ruajtja e karakterit paqësor të qëndresës, duke e parë këtë si të vetmen rrugë drejt fitores absolute. “Nëse rrëshqasim në dhunë dështon misioni i kësaj proteste, e cila kërkon fundin e këtij tranzicioni. Ky...