Kuzhinierë filipinas e pensionistë italianë/ Si shpopullimi po ‘transformon’ Durrësin

Kuzhinierë filipinas e pensionistë italianë/ Si shpopullimi po ‘transformon’ Durrësin

Kuzhinierë filipinas e pensionistë italianë/ Si shpopullimi po ‘transformon’ DurrësinDexter Mendoza, një 30-vjeçar filipinas, punon prej disa muajsh në një nga hotelet e bregdetit të Durrësit. Ka zënë vend si ndihmës kuzhinier dhe duket i kënaqur me punën, por edhe me kolegët vendas.“Në drekë vjen edhe një grua nga Brazili, kamariere në restorantin e hotelit,” thotë Dexteri, i cili duket sikur mban emrin e një personazhi filmash.Adi Bakiri, i cili menaxhon hotelin, flet me simpati për punonjësit e huaj.“Janë të pafjalë dhe punojnë mjaft mirë,” shton ai, duke treguar se ka pasur më parë edhe përvoja të tjera me punonjës nga Kameruni dhe Angola.Ata vijnë të gjithë nëpërmjet agjencive të punësimit dhe përgjithësisht kanë kontratë njëvjeçare. Ushqimin dhe fjetjen i kanë të siguruara këtu në...