Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e quajti mbylljen e rrjetit social TikTok si cenim të lirisë së shprehjes. “Gjykata Kushtetuese menduaka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!”, shkroi Rama në X. “Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!”. Vendimi për mbylljen e TikTok erdhi pas vrasjes së...
Burimi:
opinion.al