Kushtetuesja e pezulloi nga detyra/ Kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit për mandatin e Ballukut? Ja skenarët…

Kushtetuesja e pezulloi nga detyra/ Kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit për mandatin e Ballukut? Ja skenarët…

Teksa mbrëmjen e së premtes Gjykata Kushtetuese pas 11 orësh diskutime doli me një vendim, pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, mister ngelet fakti se kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit. Ende nuk ka një datë se kur do të mbahet mbledhja e Këshillit. “Nuk ka një informacion apo vendim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për mandatin e Bleinda Ballukun. Është kreu i Kuvendit që e thërret këtë mbledhje. Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën ankimore të Ramës, për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO, reagoi PD ku kërkoi dhe mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo mbledhje do të duhej të zhvillohej shumë shpejt, pasi ka kaluar ajo fazë ku socialistët pretendonin...