“Kushte atmosferike të qëndrueshme, dhe…”/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Ditën e sotme ( e mërkurë) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesidtës deri ato të pasdites. Temperaturat minimale do të zbresin në 0 gradë në zonat malore, 7 gradë në vendet e ulëta dhe në bregdet. Kurse temperaturat maksimale do të ngjiten në 14 gradë në zonat malore, dhe 19 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
sot.com.al