‘Kush nuk do kryeministrin, më urren edhe mua’/ Paditi “Diellën” për imazhin, flet për herë të parë aktorja Anila Bisha
Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha, që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Aktorja ka reaguar për herë të parë për Deutsche Welle, ku shprehet se ndihet e cenuar në imazh. “Ishte diçka shumë e rëndë sa i përket imazhit tim. Gjërat filluan të përdoreshin ndryshe…Kjo është një kauzë shumë e rëndësishme, mund t’i ndodhë edhe ndonjë kolegu tim dhe një njeriu...
Burimi:
ntv.al