Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Edhe pse reshjet mesatare vjetore kanë rënë lehtë që nga vitet 1950, përmbytjet janë kthyer në rrezikun klimatik më të shpeshtë në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit. Studimet shkencore dhe ekspertët tregojnë se dëmet nuk lidhen vetëm me klimën, por me keqmenaxhimin e kanaleve, kolektorëve dhe hidrovoreve. Investimet janë fragmentare dhe mirëmbajtja mbetet e dobët, ndërsa rreziku po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt zonave urbane. Pa ndërhyrje të koordinuara dhe planifikim afatgjatë, përmbytjet do të vazhdojnë të prodhojnë dëme të përsëritura dhe të kushtueshme për ekonominë. Blerina Hoxha Që prej viteve 1950 deri në ditët e sotme është regjistruar një rënie e lehtë e reshjeve mesatare vjetore, por nga ana tjetër, përmbytjet janë shtuar dhe janë shndërruar në rrezikun më të shpeshtë klimatik...