Kur zgjedhjet afrohen, Serbia zgjedh armët nga frika e qytetarëve të saj

Kur zgjedhjet afrohen, Serbia zgjedh armët nga frika e qytetarëve të saj

Nga Gurakuç Kuçi Kur zgjedhjet afrohen, Serbia zgjedh armët nga frika e qytetarëve të saj ** Zgjedhjet që po afrohen në Serbi po zbulojnë frikën reale të regjimit të Vuçiqit nga humbja e pushtetit. Kur pushteti ndihet i rrezikuar, armët, frika dhe armiku i jashtëm kthehen në mjete politike. Serbia po militarizohet jo sepse është e kërcënuar, por sepse po përdoret si instrument influence nga Rusia. Në këtë lojë, paqja në Ballkanin Perëndimor nuk po mbrohet, por po shndërrohet në mjet presioni dhe pazari gjeopolitik. ** Militarizimi si “domosdoshmëri” e rreme Serbia ka filluar një militarizim të përshpejtuar ku sipas deklaratës së Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë, ky shtet brenda një vit e gjysmë do t’i dyfishoj kapacitetet ushtarake duke krijuar një ndjenjë të urgjencës...