“Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”/ Protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO)

“Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”/ Protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO)

Qytetarë të shumë, aktivistë dhe emigrantë nga diaspora janë bashkuar këtë të shtunë në ditën e 21-të të protestës. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë dhe pankarta ndërsa bëjnë thirrje para Kryeministrisë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë shprehur idetë e tyre në pankarta teksa kanë krijuar edhe imazhe të veçanta me inteligjencë artificiale. “Edi Rama largohu nuk ke rrugë tjetër”, “Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”, ishin disa pankarta që pikasin në protestë. Në protestë vijojnë të jenë masive thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg dhe Rama jepe dorëheqjen”, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht nga pjesëmarrësit gjatë marshimeve dhe tubimeve në kryeqytet.