Kur Qytetarët Folën dhe Propaganda Filloi të Ulërasë

Kur Qytetarët Folën dhe Propaganda Filloi të Ulërasë

Pas 28 dhjetorit 2025, kur qytetarët e Kosovës folën qartë dhe pa asnjë paqartësi, u mbyll një kapitull i gjatë mashtrimesh politike dhe u hap një betejë e re. Jo më për pushtetin formal, por për kuptimin e asaj që ndodhi. Vota e këtij dimri pa borë nuk ishte vetëm votë për një qeveri tjetër. Ishte refuzim i një rendi të vjetër, i ndërtuar mbi krim, frikë dhe nënshtrim ndaj interesave të Serbisë. Pikërisht në këtë moment, kur verdikti qytetar nuk linte vend për keqlexime, makineria e mjegullimit u vu në lëvizje. Disa ditë më pas, dola në NTV Albania në një bisedë me Red Varakun, jo për të bërë analizë televizive të radhës, por për ta thënë hapur atë që shumë e dinë dhe pak e...