Kupola drejtuese e PD në seli, si do të vijojë protesta?
Ndërsa policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin për shpërndarjen e protestuesve, një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë përpara Parlamentit të Shqipërisë, shoqëruar nga disa deputetë demokratë. Ndërkohë, edhe pse kreu i PD Sali Berisha deklaroi se protesta do të vazhdojë, është ende e paqartë se si do të procedohet, ndërkohë që kupola drejtuese e PD ndodhet brenda selisë, nga ku duket se do të ketë një vendim se si do të vijojë.
Burimi:
opinion.al