“Kundërpërgjigje ndaj pezullimit të Belinda Ballukut!”- Nisma e ligjore e PS-së, BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e…

“Kundërpërgjigje ndaj pezullimit të Belinda Ballukut!”- Nisma e ligjore e PS-së, BIRN: Rama zyrtarizon forcimin e…

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi me urgjencë të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë si kundërpërgjigje ndaj masës së pezullimit nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së. Ndryshimet ligjore të propozuara, që sipas ekspertëve shkojnë përkundër retorikës për luftë kundër korrupsionit dhe veshin me imunitet shtesë anëtarët e qeverisë, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e...