Kukës/ Në kërkim për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, arrestohet 51-vjeçari
Një 51-vjeçar është arrestuar nga blutë e Kukësit për për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 51-vjeçari i cili ishte në kërkim ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me një vit burg. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim: -G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në...
Burimi:
sot.com.al