“Kujdes! Po tentojnë t’ju marrin llogarinë Whatsapp”, Policia e Shtetit njoftim për fushatat mashtruese

“Kujdes! Po tentojnë t’ju marrin llogarinë Whatsapp”, Policia e Shtetit njoftim për fushatat mashtruese

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”. Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij. Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë. ⚠️ Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve: • Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte...