Kujdes/ “Me substanca të rrezikshme”, Autoritetet europiane japin alarmin, hiqet nga tregu qumështi për bebe
Autoriteti Kombëtar i shqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF). Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Produktet e identifikuara janë: BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027 BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027 BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027 BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027 BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë...
Burimi:
sot.com.al