Kujdes me shpejtësinë! Makinat inteligjente në aksion nga Tirana në Milot, verifikim pa ndalim fizik

Kujdes me shpejtësinë! Makinat inteligjente në aksion nga Tirana në Milot, verifikim pa ndalim fizik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën e Transportit Rrugor, që prej të martës ka nisur një fushatë të re kontrolli inteligjent në rrugët e vendit. Autoritetet kanë vënë në funksion mjetet e pajisura me kamera dhe sisteme të automatizuara për identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë. Aksioni ka filluar në segmentin Tiranë-Milot, një nga akset me fluks të lartë lëvizjeje, dhe sipas institucioneve do të shtrihet gradualisht në disa prej rrugëve kryesore kombëtare. Përmes teknologjisë së makinës inteligjente, strukturat përgjegjëse kryejnë verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, kontrollin e statusit të kontrollit teknik, siguracionit dhe detyrimeve të tjera ligjore. Sistemi mundëson identifikimin e shkeljeve pa ndalur çdo mjet në mënyrë fizike, duke synuar rritjen...